Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur fitore të pastër në referendumin që u mbajt gjatë ditës së djeshme.
Erdogan ka thënë se detyra e parë e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike rrugën e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së, përcjell Koha.net.
Ndërkaq presidenti francez Francois Hollande tha se kjo do t’i thyente vlerat evropiane.
“Nëse Turqia do të mbajë referendumin për kthimin e dënimit me vdekje, një gjë e tillë do të shkatërronte të gjitha vlerat evropiane”, ka thënë Hollande.
“Organizimi i referendumit për dënimin me vdekje do të thyente vlerat dhe angazhimet, të cilat Turqia i ka pranuar kur iu bashkëngjit Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratë.
-
Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum kundërthënës
-
Erdogani thotë se mund t’i ndajë rrugët me BE-në
-
Erdogan: LGBTQ nuk mund të “infiltrojë” në aleancën e tij
-
Erdogani deklarohet pasi votoi, tregon se çfarë pret
-
Erdogan kërkon masa kundër televizioneve që “shkelin vlerat themelore të Turqisë”