Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani deklarohet pasi votoi, tregon se çfarë pret

Presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson për një pjesëmarrje të lartë të votuesve në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Turqisë që po mbahen të dielën.

Erdogan tha pas votimit se populli turk ka treguar një shembull të shkëlqyer të demokracisë në rundin e parë.

“Turqia tregoi një shembull të shkëlqyer të demokracisë me pjesëmarrjen e 90 për qind të popullsisë në rundin e parë. Unë besoj se vendi do të bëjë të njëjtën gjë edhe sot”, u tha Erdogan gazetarëve, raportojnë mediumet turke.

Rundi i dytë i zgjedhjeve për president të Turqisë ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në ora 8 me kohë lokale.

Erdogan po përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Në rundin e parë dy javë më parë, Erdogani fitoi 49.52 për qind të votave, ndërsa Kilicdaroglu 44.88 për qind. Pjesëmarrja e votuesve ishte mbi 88 për qind.