Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda në izolim të pjesshëm për tri javë

Kryeministri në detyrë i Holandës, Mark Rutte, ka njoftuar se për tri javë Holanda do të jetë e izoluar pjesërisht për shkak të ngritjes së madhe të rasteve me koronavirus.

Izolimi do të nisë të shtunën në mbrëmje, duke u bërë shteti i parë Evropian që ashpërson masat në sezonin e vjeshtës. Sipas njoftimit, restorantet, kafenetë dhe dyqanet duhet të mbyllen në orën 20:00.

Ndeshjet sportive do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe punëtorëve u është kërkuar që të mbajnë punën nga shtëpia, raportojnë mediat e huaja.

Në 24 orët e fundit, Holanda ka konfirmuar 16 mijë raste të reja, numër rekord që prej fillimit të pandemisë.

Artikuj të ngjashëm