Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda e gatshme të dërgojë tanke “Leopard” në Ukrainë edhe pse s’ka të tilla

Pavarësisht se nuk posedon aktualisht tanke gjermane Leopard 2, Holanda ka deklaruar të mërkurën se ajo është e gatshme të blejë tanke që aktualisht i ka me qira, për t'i dërguar ato në Ukrainë.

“Nëse kjo ndihmon që edhe Holanda të kontribuojë, atëherë ne jemi gati ta bëjmë këtë”, ka thënë kryeministri i Holandës, Mark Rutte për degën e CNN-it, RTL News.

Holanda nuk posedon ndonjë tanke betejash, pasi ia kishte shitur të gjitha tanket e saj Leopard 2 Gjermanisë në vitin 2018 dhe po ashtu në vitin 2021, sipas të dhënave të Regjistrit të Kombeve të Bashkuara të Armëve Konvencionale.

Pavarësisht kësaj, Holanda i posedon me qira 18 tanke Leopard 2A6 nga Gjermania. Rutte ka thënë se shteti i tij mund t’i blejë ato menjëherë, dhe t’i dërgojë direkt në Ukrainë.