Dy foshnja janë shpëtuar nga përmbytjet pranë brigjeve të liqenit Kivu disa ditë pasi përmbytjet vranë më shumë se 400 njerëz në lindje të Kongos.
“Është një mrekulli, ne të gjithë ishim të mahnitur”, tha kreu i komunitetit lokal Delphin Birimbi për BBC-në.
Prindërit e tyre kanë vdekur, por komuniteti është në kontakt me njerëzit që mund t’i rrisin ata, shtoi Birimbi, shkruan BBC.
Nuk është e qartë se si foshnjat mbijetuan tri ditë në liqen, por dëshmitarët thanë se ato po notonin mbi mbeturina.
Foshnjat u shpëtuan të hënën, njëra në Bushushu dhe tjetra në Nyamukubi, dy fshatrat më të goditura nga përmbytjet që goditen javën e kaluar, ka thënë Birimbi.
Edhe
Qindra të vdekur nga përmbytjet pas daljes nga shtrati e lumit Kongo
Tragjedia ka çuar në skena shqetësuese në fshatra pasi janë parë shumë trua të vdekur të grumbulluar dhe të mbështjellë me batanije.
Një përfaqësues nga organizata bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) përshkroi shkallën e katastrofës në një intervistë me programin Newsday të BBC-së, duke thënë se fshatrat po përballeshin me “një krizë humanitare”.
Në një video të shpërndarë në Twitter nga një gazetar lokal, një grua mund të dëgjohet duke thënë se një nga foshnjat e shpëtuara e ka një këmbë të lënduar rëndë.
Më shumë se 5000 njerëz janë ende të zhdukur që atëherë dhe aktivitet e shpëtimit janë ende duke vazhduar.
Grupet lokale të shoqërisë civile raportojnë se 200 persona të lënduar ndodhen në qendrat shëndetësore lokale dhe në një spital pas përmbytjeve, ndërsa 1300 shtëpi banimi janë shkatërruar dhe shumë shkolla, objekte shëndetësore, kisha dhe infrastruktura ujore janë shkatërruar.
Shumë vendas, duke përfshirë edhe laureatin e çmimit Nobel për paqen, Denis Mukwege, i cili vjen nga kjo zonë, kanë dënuar varrimin e viktimave të përmbytjeve në varreza masive.
Edhe
Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos
Shirat e dendur ranë vetëm disa ditë pas përmbytjeve në Ruandën fqinje ku u vranë më shumë se 130 njerëz.
Shefi i OKB-së, António Guterres tha se përmbytjet ishin një tjetër ilustrim i përshpejtimit të ndryshimeve klimatike.