Botë

Hipkins i kualifikon “të ngrohta e konstruktive” bisedimet me liderin kinez

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, i ka kualifikuar “të ngrohta dhe konstruktive” bisedimet që i pati me liderin kinez, Xi Jinping.

Ai bëri të ditur se në këto bisedimet janë diskutuar një sërë temash, përfshirë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, luftën në Ukrainë dhe të drejtat e njeriut.

Hipkins bëri të ditur se ai dhe delegacioni i tij, i përbërë nga drejtues biznesi, ata të shëndetësisë, turizmit dhe arsimit, u takua më herët me presidentin kinez Xi, duke u përqendruar kryesisht në tema që lidhen me çështjet ekonomike.

Hipkins theksoi se e ka inkurajuar Kinën që ta përdorë ndikimin që e ka për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

E ditët në vijim, kryeministri i Zelandës së Re njoftoi se do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë kinezë.