Nuk ishte aty ku ai priste të shkonte biseda kur u ul pranë Hillary Clintonit.
Por, ministri i Qeverisë së Uellsit, Jeremy Miles, e gjeti veten para një oferte për takim dashurie të bërë nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit.
Ulur afër saj në një ngjarje në Universitetin Swansea, Miles ka treguar se e falënderoi Clintonin për një fjalim që kishte mbajtur për të drejtat e LGBT, para se t’i shpjegonte se ai ishte ministri i parë i kabinetit që haptazi kishte pohuar se është homoseksual, shkroi BBC.
“Ajo më pyeti nëse kisha partner dhe në atë kohë isha beqar, dhe ajo me mirësi për ofroi të më njoftonte me disa nga miqtë e saj”.
“Përfshirë – nuk do ta them emrin e tij – por një lider botëror”, ka thënë ai.
“Nuk i thash po, mendova se ishte hap shumë i madh”.