Ish-sekretarja e SHBA-së, Hillary Clinton, ka folur për çështjen e tradhtisë së bashkëshortit të saj në një shfaqje televizive të quajtur “Gutsy”.
Aty, Clintoni është pyetur për vendimin e saj për të qëndruar bashkë me ish-presidentin Bill Clinton pas publikimit të aferës së tij me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.
Clinton ka thënë se të qëndruarit me një partner i cili ka pasur një aferë “nuk është e duhur për çdokënd”, shkroi The Guardian të mërkurën.
Ajo shtoi se vendimi për vazhdimin e lidhjes me bashkëshortin ishte “i guximshëm”.
Ish-presidenti Clinton pati deklaruar vite më parë se marrëdhënia e tij intime me Lewinskyn ishte një nga gjërat që e kishte bërë për ta menaxhuar ankthin.
Edhe
Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin
Presioni i punës e kishte bërë të ndihej si një boksier pas 30 raundesh, pati thënë ai, e se Lewinskyn e shihte “si diçka që do t’ia qetësonte mendjen për pak kohë”.
Skandali i aferës pati bërë që integriteti i Bill Clintonit të vihej në dyshim nga Senati në vitin 1998. Megjithatë, ai kishte mbetur në detyrë, duke fituar edhe mandatin e dytë.
-
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epsteinin të jetë publike
-
Bideni e quan Zelenskyn “kokëfortë dhe mosmirënjohës” në librin e ri të kujtimeve
-
Videoja e Clintonit e para 10 vjetësh bëhet virale. Çka pati thënë për Trumpin e Putinin?
-
Gwyneth Paltrow tregon pse ndarja nga Brad Pitti i shkaktoi “turp të madh”