Raporti i këshilltarit special në SHBA, Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-ës nuk ka gjetur prova për ndonjë konspiracion të vetëdijshëm midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të ekipit zgjedhor të Trumpit, me Rusinë, është bërë e ditur nga detajet e publikuara të dielën.
Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr ka dorëzuar një përmbledhje të konkluzave të raportit tek krerët e Kongresit dhe mediet, të dielën pasdite, sipas kohës amerikane.
Ai e kishte pranuar raportin e Muellerit të premten, kur edhe ishin përmbyllur hetimet 22-muajshe rreth ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-ës.
Në përmbledhjen e Barrit po ashtu shkruan se raporti i Muellerit nuk ka gjetur se presidenti Trump ka kryer ndonjë krim, kur është në pyetje pengimi i mundshëm i drejtësisë, por në të njëjtën kohë ai nuk shfajësohet.
“Ndonëse ky raport nuk konkludon se presidenti ka kryer krim, në të njëjtën kohë ai nuk e shfajëson atë”, citohet të ketë shkruar Muelleri në raport.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump në Twitter. Në postimin e tij ai ka thënë se “s’ka pasur marrëveshje të fshehtë, as ndërhyrje”, teksa e ka quajtur çlirues raportin.
-
Raporti i Muellerit nuk konstaton se Trumpi u përfshi në ndonjë krim, por as nuk e shfajëson atë
-
Sipas raportit të Muellerit, Trumpi nuk kishte komplot me Rusinë
-
Mueller i shkruan prokurorit Barr: Nuk e publikove thelbin e hetimit tim për ndërhyrjen ruse
-
Komiteti i Kongresit urdhëron publikimin e plotë të raportit të Muellerit
-
Demokratët shtojnë presionin mbi Trumpin pas raportit të Muellerit për Rusinë