E marta ishte ditë e zakonshme në Lisbonë deri në orën kur kryeministri Antonio Costa njoftoi për dorëheqjen e tij në një adresim para kombit. Costa ka dhënë dorëheqje pasi qeveria e tij është përfshirë në hetimin kundër korrupsionit, duke lëkundur shtetin që njihet për qetësi politike në Bashkimin Evropian.
Portugezët janë shprehur të befasuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se nuk e kanë menduar se do të dalin në zgjedhje, që është skenari më i mundshëm tani për tani.
Portugezët mendojnë se dorëheqja do të përkeqësojë situatën politike.
Kryeministri ka ofruar dorëheqjen pak orë pasi policia arrestoi shefin e stafit të tij dhe bastisi disa ndërtesa publike si pjesë të hetimeve.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se është duke hetuar përdorimin e emrit të kryeministrit dhe përfshirjen e tij në aktivitetet të paligjshme. Në mesin e të dyshuarve janë ministri i Infrastrukturës dhe shefi i Agjencisë për Ambientin.
-
Jep dorëheqje kryeministri i Portugalisë
-
Ministrja e Brendshme e Portugalisë jep dorëheqje pas kritikave për menaxhimin e përmbytjeve
-
Portugalia kërkon hetim nga BE-ja për ndërprerjen masive të energjisë elektrike
-
Kryeministri spanjoll pezullon detyrën pasi bashkëshortja e tij po hetohet për korrupsion
-
Portugalia në zgjedhje, e djathta ekstreme mund ta luajë rolin kryesor në formimin e Qeverisë