Kandidatja demokrate, Kamala Harris, dhe i nominuari i republikanëve për president, Donald Trump, do të përballen për herë të parë në debat televiziv më 10 shtator, ka konfirmuar “ABC News”.
Ngjarja pritet të tërheqë vëmendje të madhe.
“Do të debatoj me Donald Trumpin dhe kemi datën e 10 shtatorit. Kam dëgjuar se më në fund ai është i përkushtuar për të”, ka thënë Harris.
Ish-presidenti ishte pajtuar më herët që të shfaqej në “ABC News” në debat me Joe Bidenin, por pas tërheqjes së presidentit, Trumpi sugjeroi se nuk do të dilte.
Trump ka thënë se ai ishte në gatishmëri të debatonte me Harrisin tri herë në shtator – në “ABC”, “Fox News” dhe në “NBC”.
Artikuj të ngjashëm
-
Harris e Trump përballen sonte në debatin që pritet ta ndryshojë rrjedhën e garës
-
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kryesore rreth tij
-
Trumpi i dëshiron tri debate presidenciale me Harrisin
-
Trumpi propozon debat zgjedhor për të dielën, Harris e refuzon
-
Trumpi pranon të dalë në debat me Harrisin