Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka folur për të arriturat e presidentit Joe Biden, derisa nuk e ka komentuar mundësinë e kandidimit të saj për presidente.
Ajo ka thënë se Biden ka luftuar për popullin amerikan, duke potencuar se ai ka bërë shumë më shumë se disa presidentë për dy mandate.
“Jam dëshmitare direkte se çdo ditë, presidenti ynë, Joe Biden, luftoi për popullin amerikan. Ne jemi thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij ndaj kombit tonë”, ka deklaruar ajo, ka raportuar AP-ja të hënën.
Harris do të angazhohet në një fushatë jozyrtare në qytetin e lindjes së presidentit Biden, Ëilmington, Delaëare.
Nuk dihet nëse Bideni do të jetë pjesë e fushatës, meqë ai ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.