Gjatë mëngjesit të së dielës, janë hapur qendrat e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Votuesit francezë u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një fushate të dobët të lënë në hije nga pushtimi rus i Ukrainës, raportoi “France 24”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëmbëdhjetë kandidatë po tentojnë ta rrëzojnë nga posti presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, derisa ai kërkon të bëhet presidenti i parë, i cili fiton një mandat të dytë që nga Zhak Shirak në 2002.
Dy kandidatë që arrijnë të mbledhin më shumë vota do të kualifikohen për raundin e dytë që do të mbahet më 24 prill.
Rreth 48.7 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, megjithëse sondazhet kanë paralajmëruar se një në katër njerëz mund të abstenojnë nga votimi.
Rezultatet e para pritet të bëhen të ditura në orën 20:00 kur qendrat e fundit të votimit mbyllen në Paris dhe qytete të tjera.
Presidenti Emmanuel Macron ishte favorit absolut në garën presidenciale të Francës deri në ditët e fundit kur sondazhet kanë treguar për garë të ngushtë mes tij dhe lideres të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.
Një ditë para zgjedhjeve, është vlerësuar se Macron dhe Le Pen do të jenë në garë të ngushtë. Ekspertët kanë vlerësuar se sivjet do të ketë numër të ulët të votuesve, por kjo do të ndihmojë që të përcaktohet gara.
Sipas sondazheve, Macron dhe Le Pen do të përsërisin skenarin e vitit 2017, duke shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 24 prill. Macroni fitoi bindshëm para pesë vjetësh, duke marrë 66 për qind, ndërkaq Le Pen 34 për qind të votave.