Ministria palestineze e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi ka thënë se ushtria izraelite është futur në një spital në veri të Gazës, ka raportuar BBC-ja të martën.
“Forcat okupuese izraelite po sulmojnë spitalin Kamal Adwan pasi e rrethuan dhe bombarduan për ditë të tëra”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë, Ashra fal-Qudra.
Ushtria e Izraelit s’ka dhënë koment mbi këtë çështje, derisa veriu i Gazës ka qenë në qendër të ofensivës.
Në anën tjetër, Agjencia humanitare e OKB-së tha se spitali i ka 65 pacientë, përfshirë 12 fëmijë dhe dy nëna që u vranë.
OKB-ja ka shtuar se shpërndarja e ndihmave në pjesën më të madhe të territorit është ndalur kryesisht për shkak të intensitetit të luftimeve dhe kufizimeve “në lëvizjen përgjatë rrugëve kryesore”.
-
Të paktën 32 të vdekur nga sulmet e reja izraelite mbi qytetin e Gazës
-
Dy prej spitaleve të fundit funksionale në Gazën veriore rrethohen nga forcat izraelite
-
Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit
-
Ushtria izraelite arreston drejtorin dhe një pjesë të stafit të spitalit në Gaza
-
Izraeli sulmon spitalin në veri të Gazës, “Kamal Adwan”