Dy nga spitalet e fundit funksionale në Gazën veriore janë rrethuar nga trupat izraelite, duke ndaluar këdo të largohet ose të hyjë në objekt, ka thënë stafi dhe grupet humanitare këtë javë.
Spitali indonezian dhe al-Awda janë në mesin e qendrave mjekësore të fundit që po funksionojnë. Të dyja janë sulmuar këtë javë.
Një spital i tretë, Kamal Adwan, është jashtë shërbimit, raportoi AP.
Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra evakuimi të premten për pjesë të mëdha të Gazës veriore para sulmeve. Urdhra të tjerë evakuimi u lëshuan të martën.
Vetëm 20 nga 36 spitalet në Gaza mbeten pjesërisht funksionale, duke u shërbyer mbi 2 milionë njerëzve mes bombardimeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se spitalet në veri “janë në rrezik serioz të mbylljes përfundimtare”.
-
Izraeli urdhëron mbylljen e një prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës
-
Ushtria izraelite arreston drejtorin dhe një pjesë të stafit të spitalit në Gaza
-
Izraeli sulmon spitalin në veri të Gazës, “Kamal Adwan”
-
Ushtria izraelite sulmon një spital në Gazë, dëbon edhe stafin mjekësor
-
Spitali në veri të Gazës sulmohet e rrethohet nga ushtria izraelite, thonë autoritetet