Miliona rusë kanë rënë pre e një alarmi të rremë nga radiostacionet ruse të hakuara. Radiostacione të shumta alarmuan qytetarët me thirrjen për emergjencë për t’u fshehur nga sulmet ajrore. Në fund, gjithçka u tha se ishte mashtrim nga hakerët.
“Vëmendje: Alarm për sulm ajror. Gjeni strehim menjëherë. Vëmendje, vëmendje, rrezik për sulm”, thuhet në thirrjet e mbrojtjes civile në radio.
Kjo thirrje është dëgjuar në Pyatigors, Tyumen, Voronezh, Kazan, Nizhny Novgorod, Magnitogorsk, Stary Oskol, Ufa, Belgorod, Novouralsk dhe në rajonin e Moskës, sipas raportimeve.
Pamjet e publikuara në Telegram tregojnë civilët që alarmohen dhe lëvizin shpejt.
Më vonë, autoritetet rajonale e federale kanë thënë se gjithçka është sulm kibernetik.
-
Ukraina dhe Rusia raportojnë alarme të rreme emergjence si pasojë e sulmeve kibernetike
-
Aplikacioni ukrainas për alarmet ajrore dyshohet se u hakua, përdoruesit morën paralajmërime të rreme për rrezik nga rrezatimi
-
Ukraina: Rusia lëshoi 100 raketa nga ajri dhe deti
-
Kievi zgjohet nga sirenat e alarmit, banorët kërkojnë strehim nga bombat
-
Anonymous pretendon se ka hakuar stacionet televizive ruse