Një krizë kronike ekonomike dhe politike kanë çuar në një katastrofë humanitare në Haiti, ka thënë e dërguara e vendit në OKB.
Javët e dhunës dhe sulmeve në magazinat e ndihmave ushqimore kanë tronditur sigurinë ushqimore të vendit, tha Helen La Lime në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan BBC-ja të martën.
Gjatë protestës, e cila po bëhet për shkak të situatës së rëndë, bizneset janë mbyllur dhe shërbimet e transportit nuk funksionojnë.
Mijëra njerëz po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry.
Trazirat civile në të gjithë ishullin u përshkallëzuan, pasi ai njoftoi përfundimin e subvencioneve qeveritare të karburantit më 11 shtator, gjë që bëri që çmimet e benzinës dhe naftës të rriteshin “në qiell”.
Që atëherë, protestat dhe plaçkitjet janë intensifikuar, sidomos në kryeqytetin Port-au-Prince.
Edhe
“Ishte një masakër”: Bandat në Haiti po kryejnë vrasje masive në mbarë vendin
La Lime i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se rreth 2,000 tonë ndihma ushqimore, me vlerë afër 5 milionë dollarë u humbën pas sulmeve të përsëritura në magazinat lokale të Programit të Ushqimit të OKB-së.
“Kjo do të kishte mbështetur kolektivisht deri në 200,000 haitianët më të cenueshëm gjatë muajit të ardhshëm”, tha ajo.
-
OKB: Mbi 32 milionë njerëz do të zhyten në varfëri si pasojë e luftës me Iranin
-
Të paktën 30 të vdekur nga stampedo në një vend turistik të Haitit
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Lufta në Lindjen e Mesme - Egjipti u kërkon lokaleve të mbyllen më herët