Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Haiti në gjendje alarmante, mijëra të sëmurë nga kolera

Mijëra njerëz janë infektuar me sëmundjen e kolerës në Haiti, e cila po përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Ekipet mjekësore po dështojnë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe politike që ka përfshirë Haitin.

Shumë njerëz janë duke vdekur për shkak se e kanë të pamundur të shkojnë me kohë në spital nga frika që kanë nxitur grupet kriminale që kontrollojnë rrugët. Për të vështirësuar edhe më shumë gjërat, mungesa e karburanteve ka bllokuar tërësisht transportin publik.

“Mjekët pa Kufij” kanë bërë të ditur se 1 mijë e 800 pacientë janë duke u trajtuar në katër qendra në kryeqytetin e Haitit. Kolera është bakter që përkeqëson shëndetin e njerëzve, të cilët konsumojnë ushqim ose ujë të kontaminuar. Deri më tani nga kolera në Haiti kanë vdekur 10 mijë njerëz, ndërkaq mijëra të tjerë janë sëmurë.