Kriza humanitare nga lufta civile në Sudan po përkeqëson edhe infeksionet duke përfshirë kolerën dhe sëmundjet bakteriale që kanë lënë më shumë se 300 të vdekur në rajon, ka bërë të ditur një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Zyrtarja e OBSH-së Margaret Harris, ka deklaruar se ishin raportuar 11 mijë e 327 raste të kolerës me 316 vdekje dhe se numri i rasteve me ethet e dengës dhe infeksionet me meningjit ishin gjithashtu në rritje, raporton Reuters.
“Ne presim të kemi më shumë raste sesa është raportuar”, ka shtuar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet për përhapje të kolerës dhe etheve të dengës në lindje të Sudanit
-
OBSH-ja paralajmëron për përkeqësim të situatës me Ebola
-
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja
-
Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit
-
Sudani në krizën më të madhe humanitare në botë