Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në BE do të jetë “çdo herë e më i vogël” nëse Ankaraja së shpejti nuk ndryshon drejtimin.
Turqia në vitin 2005 nisi negociatat për anëtarësim në BE, por erdhi deri te shqetësimi në mesin e vendeve anëtare të Unionit për shkak të, siç kanë vlerësuar, zhytjes së Turqisë drejt praktikës autoritare nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayip Erdogan, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHahn tha sot për gazetën gjermane “Bild”, se Turqia sipas “kritereve të ashpra për bashkëngjitje” që një kohë gjithnjë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian.
“Nëse së shpejti (Turqia) nuk ndryshon drejtimin, anëtarësimi me të vërtetë do të jetë gjithnjë e më pak jo real”, ka thënë ai.