Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i nisë bisedimet mbi aspektet e ofertës së Turqisë për t'u bashkuar me BE – në duke paralajmëruar se në të kundërtën, Ankaraja nuk do të ketë më për çfarë të diskutoj me Unionin dhe mund t’i thotë "lamtumirë".
Komentet e Erdoganit pasuan deklaratat e Komisionerit për zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn i cili tha se Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit ia ka kthyer shpinën anëtarësim në BE.
"Tani e tutje nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç hapjes së kapitujve që nuk janë hapur ende”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në Ankara ku po festohej kthimi i anëtarësisë së tij në Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Ai tha se nëse Bashkimi Evropian nuk i hap këto kapituj si referencë për aspekte të veçanta të procesit të anëtarësimit - atëherë "lamtumirë".
Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Kishte deklaruar se Turqia, nën udhëheqjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, ia ka thyer shpinën anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së paku tash për tash.
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë