Turqia nuk ka më nevojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do t’i braktisë në mënyrë të njëanshme bisedimet e ndërprera për anëtarësim, i ka thënë të dielën Parlamentit presidenti Tayip Erdogan, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ne nuk do të jemi pala që dorëzohet. Për ta thënë të vërtetën, neve nuk na duhet më anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Erdogani.
Bisedimet 12-vjeçare turke për anëtarësim janë ndalur, derisa Bashkimi Evropian ka kritikuar zëshëm fushatën e Ankarasë, pas puçit të dështuar të vitit të kaluar. Dhjetëra mijëra veta, përfshirë mësimdhënës dhe gazetarë, janë arrestuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Erdogani thotë se mund t’i ndajë rrugët me BE-në
-
Parlamenti i BE-së kërkon suspendimin e negociatave të anëtarësimit me Turqinë
-
Erdogan: BE kultivon ndjenja anti-myslimane, referendum për ndërprerjen e negociatave
-
Erdogan do qartë ose “PO”-në ose “JO”-në e BE-së për Turqinë
-
Erdogan: Na kanë gënjyer, tash e 54 vjet jemi para dyerve të BE-së