Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjasat për anëtarësimin e Turqisë në BE “po avullohen”

Foto: Reuters

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka deklaruar të martën se qeveria e Turqisë ishte duke e cenuar ekonominë e saj, duke e rrënuar demokracinë dhe duke shkatërruar gjykatat e pavarura, duke bërë që gjasat për anëtarësimin e Turqisë në BE të jenë më larg se kurrë.

"Shqetësimet serioze të BE-së në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe gjyqësorin nuk janë trajtuar në mënyrë kredibile nga Turqia”, shkruan Komisioni në raportin e vet vjetor për këtë shtet. “Negociatat e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian faktikisht janë ndalur”, shkruhet në raport, raporton BBC, transmeton KOHA.

Turqia ka nisur negociatat për anëtarësim në BE që nga 2005-ta.

Artikuj të ngjashëm