Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë Popullore turke janë rrahur mes vete, gjatë një seance të parlamentit turk, të mërkurën.
Gjithçka filloi kur një deputet i Partisë Popullore mbajti fjalim në të cilin e kritikoi Erdoganin për sigurinë e ushtarëve turq në Idlib, raporton KTV.
Fjalimi i deputetit Engi Ozkoc, ngjalli pakënaqësi te deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan.
Një grup i deputetëve i është vërsulur atij menjëherë. Sipas mediave, kjo është hera e dytë që deputeti ka kritikuar ashpër Erdoganin. Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar dhjetëra deputetë, ndërsa Parlamenti suspendoi seancën shkaku i kësaj përplasjeje.
Video e marrë nga Reuters.
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë