Një diskutim për figurën opozitare Can Atalay ka çuar në dajak në Parlamentin e Turqisë.
Pamjet kanë treguar deputetin Ahmet Sik nga Partia e Punëtorëve e Turqisë teksa po fliste në foltore në momentin kur Alpay Ozalan, deputet nga partia AK e presidentit Recep Tayyip Erdogan, iu afrua duke u përpjekur për ta goditur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë përleshje më e madhe nisi menjëherë.
Pas përplasjes punonjësit e Kuvendit u panë duke pastruar edhe shenja gjaku nga dyshemeja.
Aktivisti Atalay humbi ulësen në parlament më herët gjatë vitit. Sik po e mbronte Atalayn kur nisi përleshja. Atalay kandidoi për mandat të dytë nga burgu, pasi u dënua me 18 vjet burgim më 2022, pas një gjykimi që konsiderohet kontrovers. Ai akuzohej se po përpiqej të përmbyste qeverinë me protestat më 2013.
Ahmet Şık konuşurken AKP’li Alpay Özalan arkadan gelip Ahmet Şık’a yumruk atıyor. Bunu gören Gülistan Kılıç Koçyiğit saldırı engellemek hemen koşuyor. Alpay Özalan ve AKP’liler mecliste kan akıttı. Paralı asker bunlar. Bin kere lanet olsun. pic.twitter.com/YBjGQzmVHX
— Onur Öncü (@oencueonur) August 16, 2024