Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grindje mes SHBA-së e Rusisë për Venezuelën

Zyrtarë rusë e amerikanë janë përfshirë në grindje, pasi që dy bombardues rusë të pajisur për bartje të armëve bërthamore, ateruan në Venezuelë, transmeton KTV.

Bombarduesit rusë arritën në Venezuelë të hënën, dhe veprimi u arsyetua si përkrahje ruse për qeverinë socialiste të presidentit, Nicolas Maduro. Sekretari amerikan i shtetit e quajti këtë veprim si keqpërdorim i fondeve publike, derisa bombarduesit arritën në shtetin latino-amerikan, një ditë pas një bisede telefonike mes presidentëve të dy vendeve.

Pompeo shkroi në Twitter se populli i Venezuelës dhe Rusisë duhet të shohin këtë veprim, ashtu siç është: ‘dy qeveri të korruptuara duke keqpërdorur fondet publike, duke zhdukur lirë derisa popujt e tyre vuajnë. Komentin e Pompeos zëdhënësi i Kremlinit e quajti jodiplomatik.

Në anën tjetër, Rusia s’është i vetmi shtet që dërgon bombardues në anën tjetër të botës, ngase kështu veproi edhe SHBA-ja, duke dërguar aeroplanë të saj në Ukrainë, e cila është në konflikt me Rusinë.

Artikuj të ngjashëm