Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grevë e përgjithshme e punëtorëve për shkak të rritjes së çmimeve në Greqi

Punonjësit grekë kanë dalë të mërkurën në grevë gjithë-ditore në mbarë vendin për shkak të rritjes së çmimeve, rënies së të ardhurave dhe thellimit të krizës, shkruan AA.

Për shkak të grevës, transporti publik në Athinë u pezullua, ndërsa tragetet për dhe nga ishujt grekë mbetën në porte.

Spitalet publike sot po marrin vetëm urgjenca për shkak të grevës së punonjësve shëndetësorë që kërkojnë paga më të larta dhe marrjen e masave për të frenuar rritjen e çmimeve.

Gjatë ditës në Athinë dhe qytetet tjera të mëdha janë planifikuar protesta.

"Për 14 vitet e fundit, punëtorët kanë mbajtur barrën e krizës së thellë që ka prekur të ardhurat dhe jetën e të gjithëve", theksoi Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë (GSEE), duke kujtuar krizën financiare greke që filloi në fund të vitit 2009 dhe ka pllakosur vendin për një dekadë ku varej nga ndihma ndërkombëtare.

GSEE thotë se “kriza po thellohet, barra mbetet dhe të drejtat po pakësohen”.

Edhe Qindra grekë protestojnë kundër pagave të ulëta Botë 7 muaj më parë Qindra grekë protestojnë kundër pagave të ulëta

"Ne jemi në grevë dhe kërkojmë që qeveria të marrë masa këtu dhe tani", tha GSEE.

Greqia po përballet me rritje të çmimeve, veçanërisht të energjisë dhe disa produkteve ushqimore.