Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia shprehet e gatshme ta rindërtojë spitalin e maternitetit në Mariupol

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm ta rindërtojë spitalin e maternitetit të bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupolit.

“Greqia është gati të rindërtojë spitalin e maternitetit në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka dënuar sulmin rus mbi spitalin dhe e ka cilësuar si “gjenocid”.

“Një spital për fëmijë, një i maternitetit. Si e kërcënoi Rusinë kjo? Çfarë është ky shtet që ia ka frikën spitaleve dhe po i shkatërron”, pati shkruar Zelensky.

 

Artikuj të ngjashëm