Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë sot në mëngjes dhe u ndje në të gjithë Egjiptin.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter tronditi ishullin grek të Kretës herët në mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 80 kilometrash.

Sipas mediave të ndryshme, tërmeti ka qenë aq i fortë sa është ndjerë në të gjithë Egjiptin.

Kryebashkiaku i qytetit Vianos, Minas Stavrakakis, tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë.

Edhe Pas zjarreve, Greqia goditet nga tërmeti Botë 11 muaj më parë Pas zjarreve, Greqia goditet nga tërmeti

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.

Ky rajon është sizmiologjikisht aktiv, prandaj tërmetet janë të shpeshta.