Greqia sërish është dridhur nga një tërmet i ri i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, ka bërë të ditur Instituti Evropian Sizmologjik.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 17:45, rreth 85 kilometra në lindje të qytetit më të madh në ishullin Kreta, Heraklion, dhe për momentin nuk ka të dhëna për dëme apo lëndime të mundshme.
Ditët e mëparshme Greqia u godit nga një sërë tërmetesh të forta, kryesisht në zonën përreth ishullit Kreta.
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë po ashtu në mëngjes sot dhe u ndje në të gjithë Egjiptin.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter tronditi ishullin grek të Kretës herët në mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Map of felt reports received so far following the #earthquake M5.1 in Crete, Greece 44 min ago pic.twitter.com/PkOb0BB2F8
— EMSC (@LastQuake) December 29, 2021