Greqia duhet të njoftojë Këshillin Evropian se nuk do të bllokojë integrimin e mëtutjeshëm të vendit në Bashkimin Evropian, pasi Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për emrin.
Kurse Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka dërguar letër MPJ-së greke, ku e njofton se marrëveshja është ratifikuar edhe në Kuvend. Sipas marrëveshjes, Greqia pas ratifikimit në Kuvendin e Maqedonisë ka për detyrë të njoftoj kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk se mbështet fillimin e anëtarësimit të vendit në BE dhe të njoftojë sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg se përkrah ftesën për në Aleancë.
Ndërkohë, partia opozitare greke, Demokracia e Re, duke komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur nëpërmjet një komunikate ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin grek.
-
Greqia, vendi i parë që ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
-
Greqia i hap rrugë Maqedonisë për në NATO e në BE
-
NATO- do të vazhdojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë
-
Greqia shtyn ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë
-
Pas 27 vjetësh, Shkupi e Athina më në fund arrijnë marrëveshje për emrin