27 vjet i janë dashur Shkupit e Athinës që t’u japin fund mosmarrëveshjeve rreth emrit. Një dite pas miratimit të kësaj marrëveshjeje, kryeministri i Maqedonisë ka thënë se vendi duhet te ecë përpara dhe reformat duhet të vazhdojnë.
Analistët në Maqedoni janë optimistë se ndryshimet kushtuese i hapin vendit rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO, raporton KTV.
Lëvizja Besa thotë se me vetëm dy deputetë arritën që të shtynin përpara kërkesat e shqiptarëve
Për zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, nuk ka interes më të madh kombëtar e shqiptar sesa integrimit i Maqedonisë në NATO dhe BE
Me përkrahjen e dy të tretave të deputetëve, Kuvendi i Maqedonisë miratoi katër amendamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke.