Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur marrëveshjen e votuar nga Parlamenti grek për emrin e Maqedonisë.
“Ky është një vendim historik. Unë e mirëpres sepse ratifikimi i Marrëveshjes për emrin midis Athinës dhe Shkupit heq një pengesë për integrimin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO. Ne e kemi mbështetur për shumë vite arritjen e kësaj marrëveshje” tha Stoltenberg.
Ai përgëzoi lidershipin e treguar nga kryeministri grek Alexis Tspiras dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, duke i bërë meritorë për arritjen e marrëveshjes, përmes udhëheqjes së tyre “mbresëlënëse”.
“Ne do të vazhdojmë më tutje me procesin e marrjes së IRJM-së si anëtari i 30-të i NATO-s nën emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Ne do të jemi në gjendje të nënshkruajmë shpejt protokollin e pranimit dhe pastaj ky protokoll duhet të ratifikohet në parlamentet e ndryshme në mënyrë që vendi të jetë një anëtar i plotë i aleancës”, tha Stoltenberg.
-
Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pas finalizimit të marrëveshjes për emrin
-
NATO përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë
-
Maqedonia e Veriut mori ftesën për t’iu bashkuar NATO-s
-
Stoltenberg: Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në rrugë të duhur
-
Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit