Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqi, përplaset në tokë aeroplani që tentonte ta shuante zjarrin

Një aeroplan që tentonte të shuante zjarrin në Greqi është përplasur pasi mijëra njerëz janë larguar nga Rodosi dhe Korfuzi mes flakëve që po shkatërrojnë vendin, shkruan Independent.

Brigada greke e zjarrfikësve ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mbi qytetin Karystos në ishullin Evia pranë Athinës, ku ka rënë një zjarr. Zëdhënësi ka thënë se po hetojnë nëse ka pasur viktima.

Aksidenti vjen pasi 20 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos gjatë fundjavës pasi zjarri që filloi një javë më parë u përhap, ndërsa mbi 2 mijë pushues u kthyen në shtëpi me aeroplan të hënën dhe më shumë fluturime pritet gjatë ditës së sote.

Pasi zjarri në Rodos shkaktoi “evakuimin më të madh” në historinë greke, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmëruan për rrezik ekstrem të zjarreve në ishullin e Kretës.

Greqia ka përjetuar temperatura shumë të larta në javët e fundit dhe ato pritet të rriten deri të mërkurën, ku pritet të kalohet 44 gradë celsiusi në disa zona.

Edhe Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë Botë Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë

VIDEO: