Fishekzjarrë dhe koktej molotovi janë përdorur nëpër rrugët e Athinës të shtunën teksa grekët janë tubuar për të festuar Pashkët Ortodokse.
Qindra njerëz kanë shikuar teksa disa burra kanë hedhur në rrugë koktej molotovi në lagjen e njohur Neos Kosmos.
Ani pse shumë grekëve u pëlqeu spektakli, banorët kanë thënë se kjo nuk ishte traditë për Pashkët, por ka nisur në dy-tre vjetët e fundit nga të rinjtë grek që duan të bëjnë katrahurë.
Festa e Pashkëve - më e rëndësishmja në kalendarin fetar ortodoks - festohet në mënyrë tipike me shërbimet e kishës në mesnatë nën dritën e qirinjve, dekorime pranverore, vezë me ngjyra dhe një vakt të së dielës me mish qengji të pjekur në hell.
Këtë vit grekët kanë festuar Pashkët pesë javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme dhe në kohën e ngritjes së madhe të çmimeve.
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime
-
Temperatura ekstreme e zjarre në Greqi, bëhet thirrje për mbrojtje të punëtorëve
-
Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të nxehtësisë ekstreme
-
Athina mbulohet nga tymi, përhapen zjarre përreth saj
-
Protesta të dhunshme në Greqi, studentët përplasen me policinë