Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grabitësit e bankës në Brazil lidhin pengjet për vetura

Dhjetëra grabitës të një banke në qytetin jugor të Brazilit Araçatuba, i lidhën pengjet e tyre në veturat me të cilat u larguan, me qëllim që t’i shpëtojnë policisë.

Sipas BBC-së, policia lokale tha se të paktën tre persona u vranë, mes tyre edhe një i dyshuar.

Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 20 persona morën pjesë në grabitje, duke bllokuar rrugët me vetura të djegura dhe duke vendosur pajisje shpërthyese në të gjithë qytetin.

Vjedhjet në shkallë të gjerë të bankave janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, me pengje të përdorura si mburojë njerëzore.

Raportet fillestare thanë se numri i sulmuesve ishte më i madh se 50, por që tash besohet se ishin rreth 20.

Edhe Policia braziliane vret 18 kriminelë të dyshuar gjatë bastisjes Botë Policia braziliane vret 18 kriminelë të dyshuar gjatë bastisjes

Nënkoloneli i Policisë braziliane, Alexandre Guedes tha për GloboNews se një burrë u vra nga banda kur e gjetën duke i filmuar.

Një grua dhe një i dyshuar u vranë gjatë përplasjes së policisë me grabitësit jashtë qytetit.

Një çiklist 25-vjeçar u plagos rëndë kur njëra nga pajisjet shpërthyese të vendosura nga banda u hodh teksa kalonte me biçikletë.

Ai u dërgua në spital, ku iu amputuan të dy këmbët, raportuan mediat lokale.

Tre burra të tjerë janë në spital me plagë nga plumbat.

Edhe Tentativë grabitjeje në Brazil, qytetarët u përdorën si mburojë Botë Tentativë grabitjeje në Brazil, qytetarët u përdorën si mburojë

Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar.