Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tentativë grabitjeje në Brazil, qytetarët u përdorën si mburojë

banda, kriminel, hajnat, krimi, brazili

Një bandë e armatosur përhapi frikën në Guarapuava të Brazilit të hënën, teksa tentoi të grabiste një kompani sigurie që transporton dhe ruan para.

Banorët e lagjes njoftuan se dëgjuan të shtëna armësh, derisa dy policë u plagosën në përplasje me bandën, raportoi BBC-ja të hënën.

Në pamjet e publikuara shihen banorë që u shfrytëzuan nga grabitësit si mburojë, ndërsa u larguan në drejtim të panjohur. Nuk u bë e ditur nëse ia dolën të vidhnin diçka.

Për ta bllokuar rrugën hyrëse, grabitësit i dogjën veturat pranë, derisa u tha se sulmuan edhe një stacion policie.

Për të kryer grabitjen i shfrytëzuan shtatë vetura.

Edhe Grabitësit e bankës në Brazil lidhin pengjet për vetura Botë Grabitësit e bankës në Brazil lidhin pengjet për vetura

Grabitjet e armatosura janë shtuar kohëve të fundit në Brazil.