Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia braziliane vret 18 kriminelë të dyshuar gjatë bastisjes

Policia në Brazil ka thënë se 18 persona janë vrarë gjatë një bastisjeje kundër një bande kriminale që kontrollon një nga zonat më të dhunshme të Rio de Janeiros, raportoi të premten BBC-ja.

400 policë ushtarakë të armatosur rëndë u vendosën në zonën Alemão.

16 nga të vdekurit ishin kriminelë të dyshuar, ndërsa një oficer policie dhe një kalimtar ishin dy viktimat e tjera, thanë zyrtarët.

Operacioni zgjati gjithë ditën dhe la mijëra të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Objektivi i bastisjes ishte gjetja dhe arrestimi i kriminelëve që po planifikonin operacione në lagjet e varfra rivale, tha policia.

Disa nga të dyshuarit kishin veshur uniforma të ngjashme me policinë ushtarake, gjë që e bëri më të vështirë për t'u dalluar.

Edhe Bastisjet e policisë braziliane lënë të paktën 43 të vdekur Botë Bastisjet e policisë braziliane lënë të paktën 43 të vdekur

400 policët ishin të mbështetur nga 10 automjete të blinduara dhe katër helikopterë.

Banorët lokalë po bartnin personat e plagosur nëpër vetura derisa policia po shikonte.