Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vrarë në Rio, policia bastisë favelat

Një aksion policor në lagjet e varfra të Rios në Brazil, ka lënë të vrarë tetë persona. Bastisja në favelën Vila Cruzeiro ishte organizuar nga policia rrugore dhe njësiti special i Brazilit.

Gjatë kësaj bastisjeje, policia ka sekuestruar armë automatike, revole, granata dore dhe dhjetëra kilogramë drogë.

Një person është arrestuar nga policia gjatë bastisjes në lagjen e Rios. Mediat braziliane kanë raportuar se të gjitha shkollat dhe qendrat mjekësore janë mbyllur pas të shtënave.

Bastisja e së premtes kishte për cak kriminelët që kanë organizuar sulme ndaj forcave policore që kontrolluan favelat e tjera.

Policia ka bërë të ditur se në favelën Vila Cruzeiro, ishin në kërkim të një krimineli nga një favelë tjetër.

Aksionet dhe bastisjet policore janë pjesë e planit të madh me të cilin policia po tenton të marrë kontrollin e lagjeve nga bandat kriminale. Në aksionet e viteve të fundit janë vrarë dhjetëra persona.

Artikuj të ngjashëm