Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani mund të ekstradohen në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur gjykata rumune, raportoi të martën BBC-ja.
Vëllezërit Tate mund të ekstradohen pas përfundimit të gjyqit të tyre të veçantë në Rumani për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Andrew Tate, 37-vjeçar dhe vëllai i tij 35-vjeçar, Tristani, u arrestuan të hënën në Bukuresht pasi Policia e Bedfordshire tha se ka marrë një urdhërarrest. Ata janë liruar nga paraburgimi.
"Jemi njerëz të pafajshëm dhe me kalimin e kohës të gjithë do ta shohin këtë. Mezi presim ta përfundojmë këtë proces gjyqësor dhe të pastrohen emrat tanë”, ka thënë Andrew Tate derisa foli jashtë gjykatës.
Vëllezërit, të cilët refuzojnë kategorikisht të gjitha akuzat, do të mbeten nën kontrolle gjyqësore në Rumani, gjë që i pengon ata të udhëtojnë jashtë vendit.
Autoritetet rumune po hetojnë akuza të veçanta për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale - akuza që vëllezërit i mohojnë.
Në dhjetor 2022, vëllezërit u arrestuan nga autoritetet rumune dhe u vunë përfundimisht në arrest shtëpiak në qytetin Voluntari, në periferi të Bukureshtit. Arrestimi shtëpiak u hoq në gusht të vitit të kaluar, por ata u penguan të largoheshin nga Rumania.
Arrestohet Andrew Tate
Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar në Rumani, pas urdhërarresteve të lëshuara.
BBC-ja ka raportuar të martën se ata po akuzohen për sulm seksual në periudhën 2012-2015. Vëllezërit Tate i kanë mohuar “kategorikisht të gjitha akuzat”.
Policia rumune tha se urdhërarrestet i ka lëshuar Britania e Madhe.
Ata janë arrestuar edhe më parë për dhunim dhe trafikim me njerëz.