Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.
Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviqi e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi.
Gjukanoviqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviqit nga Lëvizja Evropa Tani.
Gjukanoviqi ka qenë presidenti i DPS-së prej vitit 1998, kur e ka marrë pushtetin nga presidenti paraprak, Momir Bullatoviq.
Gjukanoviqi do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviq. /REL
-
Abazoviqi humb mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit për “braktisje të agjendës evropiane”
-
Abazoviqi ia dorëzon Spajiqit detyrën e kryeministrit
-
Mali i Zi mban zgjedhjet në kohën e ndasive të thella politike
-
Mali i Zi sot mban zgjedhjet, në një kohë të ndasive të thella politike
-
Gjukanoviqi bie nga pushteti, presidenti i ri 36-vjeçari Milatoviq