Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për procesin zgjedhor në Serbi si dhe konstatimet e misionit vëzhgues të OSBE-së se gjatë procesit pati frikësim të votuesve si dhe blerje të votave.
Ne reagimin e kësaj ministrie në rrjetin social X thuhet se kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Serbia ka votuar, por OSBE-ja raporton se shpërdorim të resurseve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit të BE-së”, thuhet në reagim.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja e shqetësuar me procesin zgjedhor në Serbi, kërkohet hetim
-
OSBE: Në zgjedhjet në Serbi pati frikësim të votuesve e u blenë vota
-
Osmani: Serbia po përpiqet të blejë vota
-
Rohde: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë
-
OSBE-ja i quan zhgënjyese thirrjet e Listës Serbe për bojkot: Serbët vendosin vetë