Misioni i përbashkët i OSBE-së i cili ka vëzhguar zgjedhjet në Serbi ka numëruar një varg parregullsish në këtë proces.
Edhe pse ka vlerësuar se kuadri ligjor është i përshtatshëm për organizim të zgjedhje demokratike, ky mision ka konstatuar se në këtë proces ka pasur keqpërdorimin e resurseve publike, mungesën e ndarjes midis funksioneve zyrtare dhe veprimtarive të fushatës, frikësim dhe presion ndaj votuesve, duke përfshirë edhe rastet e blerjes së votave.
"Përfshirja vendimtare e presidentit Vuçiq dominoi procesin zgjedhor dhe përdorimi i emrit të tij nga një nga listat e kandidatëve, së bashku me anshmërinë në media, kontribuan në një garë të pabarabartë", tha Reinhold Lopatka, udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-s.
-
Gjermania për zgjedhjet në Serbi: I papranueshëm frikësimi i votuesve dhe blerja e votave
-
Përfaqësuesi i BE-së në Serbi: Jemi thellësisht të shqetësuar
-
Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00
-
Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë
-
Radhë të gjata para vendvotimeve në Serbi, pjesëmarrja deri në orën 09:00 arrin në 12%