Gjermania ka ndaluar të mërkurën të gjitha aktivitetet e organizatës islamike Ansaar International, nën dyshimin se ka financuar terrorizmin në botë. Në kuadër të veprimit, të gjitha rrjetet organizative të grupit janë bastisur nga policia.
Në ueb-faqen e “Ansaarit” bëhet e ditur se grupi dhuron ndihma humanitare për personat e prekur nga lufta dhe krizat e tjera, duke ndërtuar apo financuar spitale, jetimore dhe shkolla. Përfaqësues të grupit nuk kanë pranuar që të flasin për media lidhur me ndalesën dhe bastisjet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se rreth 1 mijë policë kanë marrë pjesë në bastisjet kundër rrjeteve organizative të grupit në 10 shtete gjermane. Ai ka shtuar se me këtë rast janë konfiskuar para me vlerë prej 150 mijë eurosh. Më 2019, policia kishte bastisur zyrat e Ansaarit dhe organizatave të tjera nën dyshimet se kanë financuar grupin militant palestinez Hamas, që është pjesë e listës së zezë të Bashkimit Evropian.
-
Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit
-
Policia bastis prona që lidhen me grupin e dyshuar për promovim të ideologjisë iraniane në Gjermani
-
Gjermania shpërbën grupin që glorifikonte Hamasin
-
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave ruse të mbrojtjes
-
Gjermania arreston një të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste