Zyrtarët gjermanë të sigurisë kanë ndaluar zyrtarisht aktivitetet në përkrahje të Hamasit dhe ka shpërbërë një grup që kishte festuar për sulmet e Hamasit në Izrael.
Kancelari Olaf Scholz ka njoftuar se Qeveria ka marrë masa ndaj dy grupeve më 12 tetor.
Ndërkaq ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka ndaluar të gjitha aktivitetet që kanë lidhje me Hamasin, grup i shpallur terrorist nga Bashkimi Evropian.
Ajo ka thënë se ka ndaluar dhe shpërbërë rrjetin Samidoun, i cili kishte përkrahur dhe glorifikuar grupet terroriste, përfshirë Hamasin.
Samidoun kishte marrë përgjegjësinë më 7 tetor, kur një grup i njerëzve ofroi pasta në rrugët e Berlinit si festë për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
Faeser ka deklaruar se Ministria e saj ka punuar natë e ditë që masat ndaj këtij rrjeti t’i realizonte me shpejtësi.