Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Norbert Roettgen, ka thënë se ai tash përkrah dërgimin e armëve në Ukrainë.
Gjermania kishte refuzuar të dërgonte armatim në Ukrainë më herët. Por, pas sulmit të sotëm të Rusisë ndaj Ukrainës çasja mund të ndryshojë. Madje Gjemania kishte bllokuar edhe transferimin e armatimit të saj që gjendet në Estoni.
“Unë isha kundër dërgesave të armëve për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Moskën. Kjo ka mbaruar tashmë. Ajo çfarë ka rëndësi tash është mbrojtja. Çfarëdo armë që mund të ofrojmë, ne duhet të dërgojmë Ukraina”, ka shkruar Roettgen në Twitter.
Roettgen ndonëse nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, është shenjë se debati do të intensifikohet në Berlin.
-
Rusët të nervozuar me vendimin e Gjermanisë për të dërguar mjete luftarake në Ukrainë
-
Gjermania do të dërgojë armë të reja në Ukrainë
-
Ministri gjerman: Dërgesa e armëve në Ukrainë, nuk nënkupton se Gjermania po hyn në luftë
-
Gjermania: Dërgimi i armatimit të rëndë në Ukrainë lejohet sipas ligjit ndërkombëtar
-
Gjermania do t’i mundësojë Ukrainës të përzgjedhë mes 200 llojeve të armatimit