Berlini zyrtar sot i bëri thirrje Maqedonisë që të vazhdojë në drejtim të pranimit të një marrëveshjeje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që do ta çonte vendin më pranë NATO-s dhe BE-së.
Zëdhënësi i kancelares gjermane Stephen Saubert tha se mbështetja e madhe në një referendum të mbajtur të dielën ishte një "bazë" për vazhdimin e ndryshimit të emrit të vendit, ndonëse pjesëmarrja ishte e ulët, raporton AP.
“Është e rëndësishme të vazhdohet me mbështetjen e zbatimit të marrëveshjes”, tha Saubert, duke shtuar se marrëveshja ofron një "shans historik" për të hequr pengesën për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE
Artikuj të ngjashëm
-
Kurz: Maqedonia në kthesë historike, mbështetje për referendumin
-
NATO- do të vazhdojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë
-
SHBA-ja përshëndet vendimin e Maqedonisë për të ndryshuar emrin
-
Liderët botërorë përgëzojnë Maqedoninë për emrin e ri
-
Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen