Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber synon të bëhet president i ri i Komisionit Europian, raporton DW, ndërsa negociatori i Brexit, Michel Barnier, dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb janë konkurrentë të tij.
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, CSU, Manfred Weber dëshiron të bëhet presidenti i ri i Komisionit Europian dhe pasues i Jean-Claude Junckerit. Ai do të paraqitet si kandidati kryesor i partive popullore europiane në zgjedhjet e BE në vitin e ardhshëm, deklaroi Manfred Weber të mërkurën në Twitter.
Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor. Si konkurrentë të Weberit konsiderohen, kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb.
-
Manfred Weber synon të zëvendësojë Junckerin në krye të Komisionit të BE-së
-
Tre pretendentë dhe një personalitet për postin e Juncker
-
Debati për udhëheqjen e BE, kandidati më i avantazhuar Manfred Weber i PPE-së
-
Kandidatët për Parlamentin Europian përballen në një debat gjashtë palësh
-
Kandidati gjerman për të parin e KE-së kërkon një Europë të krishterë, pa Turqinë