Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe shumë e përgjakshme, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Milley, shkruan BBC të shtunën.
Milley ka thënë se nuk ishte i befasuar që progresi kishte qenë më i ngadalshëm sesa ishte parashikuar - por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”:
“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk ishte i befasuar që përparimi kishte qenë më i ngadalshëm se sa pritej.
“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, ka thënë Milley.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se ofensiva po përparonte ngadalë.
-
Gjenerali amerikan: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me negociata
-
Gjenerali amerikan: Më shumë se 100 mijë ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në Ukrainë
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Merzi pret që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin