Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendje e jashtëzakonshme në kryeqendrën e Kirgistanit “për të ndalur” protestat e opozitës

Presidenti i Kirgistanit, Sooronbai Jeenbekov, të premten shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqendrën e vendit, Bishkek, njofton Reuters.

Zyra e presidentit tha përmes një deklarate se gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfshin rrethimin nga ushtria dhe kufizime të rrepta të lëvizjes, do të jetë në fuqi nga sot deri më 21 tetor, pra për gati dy javë.

Kjo, sipas mediave është bërë për të ndaluar protestat gjithnjë e më të mëdha të opozitës.

Në Kirgistan ka pasur revoltë të qytetarëve, pas zgjedhjeve të fundit. Opozita i ka quajtur rezultatet të manipuluara.

Protestuesit morën nën kontroll disa institucione, ndërkohë pak pas shpërthimit të protestave Komisioni Qendror Zgjedhor i këtij vendi anuloi zgjedhjet.

Sooronbai Jeenbekov nuk u zbraps dhe këtë e quajtu marrje të pushtetit me dhunë.